KSHZ: Nuk ka votues fantazmë në listën zgjedhore

Kreu i KSHZ-së hedh poshtë mundësitë që në listën zgjedhore të ketë votues fiktiv. Ai thotë se listë zgjedhore të përkyer nuk do të ketë asnjëherë, dhe se parregullsitë janë të natyrës teknike dhe jo të kurdisura.

Marketing

“Ju garantoj se nuk ka persona fantazmë në listën zgjedhore ajo ishte kategori apo terminologji e cila u shfrytëzua gjatë viteve të shkuara. Megjithatë nuk ka persona të tillë, ka situata ku në të njejtën rrugë në të njejtin numër ka më shumë shtëpi, më së shpeshti është ajo kur ka ndërtime pa leje të cilat ende nuk e kanë te rregulluar statusin e objektit legal. Në këtë rast në MPB duhet të ju mundësojë dhe të ju ndihmojnë që të pajisen me dokumentacione të caktuara që të realizojnë ndonjë të drejtë të tyren, sepse qytetarët shkruhen nën një adresë të njejtë qindra persona. Dhe ju kur do kërkoni në faqen tonë elektronike adresën e dkujt, ju dalin qindra e më shumë persona. Keni edhe situata tjera kur kemi ndryshime të vazhdueshme të mbiemrave të disa qytetarëve të caktuar”, deklaroi Oliver Derkovski, Kryetar i KSHZ-së.

Në seancën e sotme, KSHZ-ja autorizoi anëtarë të asociacionit MOST dhe IFES që të jenë pjesë e monitorimit të referendumit. Poashtu ky institucion do të japë mjete si paradhënie prej mbi 170.000 denarësh për sigurimin e materialit zgjedhor në 35 zyra komunale zgjedhore. Poashtu KSHZ do të ndajë mjete për marrjen me qera të hapësirave për votim ditën e referendumit në disa zona rurale ku nuk ka hapësira të mjaftueshme. Deri në 3000 denarë do të shkojë kostoja e qiradhënies së këtyre hapësirave. KSHZ njoftoi se rreth 300 personat e burgosur të cilët deri më tani nuk kanë pasur të drejtën e votës për shkak të mos posedimit të dokumentacioneve, tani do të mund të votojnë, pas vendimit të KSHZ-së që të atyre të ju ndahen dokumente të identifikimit nga ana e MPB-së. Deri në mesditën e sotme, listën zgjedhore e kanë kontrolluar 2 mijë e 658 qytetarë nëpër zyrat komunale të KSHZ-së kurse për votim në diasporë deri tani janë paraqitur mbi 1 mijë e 100 votues.

Marketing