KSHZ: Nuk kemi kërkuar dhe rekomanduar shtyrje të zgjedhjeve

Lidhur me publikimet dhe titujt e artikujve në disa prej mediumeve nga seanca e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sqaron se nuk ka vendosur, nuk ka kërkuar dhe nuk ka rekomanduar shtyrje të zgjedhjeve, e as që ka të drejtë për këtë.

Marketing

Përkundrazi, Komisioni theksoi se punon sipas Ligjit dhe librit të afateve dhe në kohë i ndërmerr të gjitha veprimet në drejtim të organizimit të zgjedhjeve dhe se do të përshtatet dhe do ta respektojë çdo vendim të institucioneve kompetente lidhur me situatën aktuale.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve