KSHZ sot me short do ta konfirmojë radhitjen e kandidatëve presidencial në fletëvotim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se sot do të zbatojë tërheqjen e shortit për përcaktimin e radhitjes në listën e vetme për kandidatët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Marketing

Tërheqja e shortit do të mbahet në mesditë në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të bën tërheqjen e shortit për përcaktimin e radhitjes në listën e vetme për kandidatët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tërheqja e shortit do të mbahet në orën 12 në sallën e madhe në katin e 4 në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, informojnë nga KSHZ-ja në kumtesën dërguar mediave.

Krahas radhitjes së kandidatëve për president në fletëvotim, KSHz-ja do të realizojë tërheqjen e shortit për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fletëvotimin për zgjedhjet për president të shtetit do të jenë emrat e shtatë kandidatëve.

Në garën për zgjedhje të shefit të shtetit hyjnë kandidati i mbështetur nga LSDM-ja dhe president aktual Stevo Pendarovski, Stevçe Jakimovski i mbështetur nga GROM, Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga Levica, Bujar Osmani nga BDI-ja dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE-ja.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.