KSHZ: Zgjedhjet presidenciale do të mbahen për president të “Republikës së Maqedonisë” e jo të “Maqedonisë Veriore”

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të realizojë zgjedhje për president të Republikës së Maqedonisë sipas dokumentit me të cilin kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi i ka shpallur zgjedhjet, deklaroi sot kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Marketing

Sipas tij, do të merret parasysh edhe situate e krijuar me ndryshimin e Kushtetutës dhe do t’i respektojë vendimet e Parlamentit që i ka shpallur zgjedhjet për president të Republikës së Maqedonisë.

Në fletën e votimit nuk do të shkruajë asgjë përveç emrat e kandidatëve, siç ka qenë rasti edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014.