Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mbajë sot mbledhje për të diskutuar situatën me coronavirusin në Maqedoni.
Për momentin mbeten të vlefshme masat për mbajtjen e detyrueshme të maskës në transportin publik, qendrat shëndetësore, farmacitë, shtëpitë e të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Vaksinimi për dozën e katërt kundër coronavirusit është gjithashtu duke u zhvilluar. Dozën e katërt mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19, në të gjitha pikat e vaksinimit pa termin.