KSI nesër diskuton për situatën epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut

Komisioni për Sëmundje Infektive nesër saktësisht në mesditë do të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohet për gjendjen aktuale epidemiologjike në vend, ka konfirmuar për AIM-në, Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit.

Marketing

“Komisioni për Sëmundjet Infektive do të mbajë takim nesër në orën 12:00 dhe do të shohim se çfarë do të diskutohet në mbledhje. Do të diskutohet situata epidemiologjike ose do të sillen rekomandime në mbledhjen e nesërme, në formë të rekomandimeve apo konkluzioneve dhe do të njoftohen menjëherë pas takimit”, tha Mehmedoviq.

Në seancën e kaluar Komisioni për Sëmundjet Infektive nuk ka miratuar masa shtrënguese shtesë. Në mbledhjen e fundit, Komisioni u bëri apel qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre, të shmangin vizitat në hapësira të mbyllura, përveç rasteve kur është urgjente. Në raste të tilla rekomandohet mbajtja e maskës mbrojtëse dhe mbajtja e distancës.