Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka propozuar që të vendoset orë policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Kjo për arsye se ditëve të fundit janë shtuar raste e reja me koroanvirus, e posaçërisht, rritje që ka të bëj me variantin e ri britanik të KOVID-19.
Qeveria në seancën e nesërme do të duhet të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit.