Komisioni i Sëmundjeve Infektive sot do të mblidhet për të diskutuar nëse do të vendosen kufizime të reja anti kovid për shkak të përhapjes së variantit delta, i cili tashmë është përhapur në të gjithë Evropën, dhe nëse ka nevojë për të futur masa të reja të mbrojtjes në vendkalimet kufitare.
“Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive të hënën do të diskutojmë për përhapjen e variantit “Delta” dhe mundësinë se si t’i mbrojmë kufijtë tanë. Do t’i shohim propozimet, megjithatë tash nuk ka nevojë për masa shtesë në gjithë territorin e vendit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe të premten e kaluar.