Ballina Lajme Maqedoni Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është...

Kthehet depoziti për vaksinat kineze, nga MSH thonë se marrëveshja nuk është anuluar

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë kineze, parat e depozituara për vaksinat kineze janë kthyer, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë për Sitel.

Marketing

Por nga kabineti i Ministrit Venko Filipçe, thonë se vaksinat nuk janë anuluar.

“Bisedimet janë në fazën përfundimtare, nuk bëhet fjalë për anulim të marrëveshjes. Vaksinat anti-Covid-19 nga kompania “Sinofarm” në vendin tonë do të mbërrijnë për një kohë shumë të shkurtër”, theksojnë nga Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Paralajmërimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria ishte se deri në fund të muajit shkurt do të mbërrijnë vaksinat nga Kina, por edhe vaksinat të cilat ishin porositur drejtpërdrejtë nga kompania “Fajzer”.

Exit mobile version