Kthim të çmimit të vjetër të energjisë elektrike kërkon VMRO-DPMNE në protestën e sotme

Kthim të çmimit të vjetër të energjisë elektrike, fundjavë javore pa TVSH dhe profesionalizëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, janë tri kërkesat të cilat i prezantoi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, në protestën e sotme para Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Marketing

“Mafiozë të pasur në qeveri, dhe popull të varfër. Ky është realiteti në Maqedoninë tonë. Kur padrejtësia bëhet ligj në këtë shtet tonin, atëherë protesta dhe sfida është detyrimi ynë. Mafia apo Maqedonia, zgjedhja është e qartë – Maqedonia”, porositi Mickoski.

Si përgjegjës i drejtpërdrejtë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Mickoski e theksoi njeriun e parë të Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovskin, për të cilin tha se i shërben pushtetit.

“Ky njeri është rregullator i pavarur. Feston në selinë e LSDM-së, ndërsa pastaj e sinjalizon shtetin, opozitën dhe popullin e vet në Komunitetin Evropian të Energjetikës. Ky është njeriut i cili nënshkruan rritje të çmimit të energjisë elektrike për 7,5 për qind. Ky është njeriut i cili gërmon në xhepin e këtij populli të varfër. Ky është shërbëtori i mafies dhe quhet Marko Bislimovski”, deklaroi Mickoski.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Mickoski paralajmëroi se rezistenca dhe protesta do të vazhdojnë derisa mafia në pushtet nuk detronizohet.

“Kjo është protesta e parë nga seria e protestave të cilat duhet ta tregojnë dhe dëshmojnë zemërimin e mbledhur te populli për shkak të padrejtësia e cila ka ndodhur muajt e kaluar. Zgjedhjet e vjedhura dhe të blera nga mafia në pushtet. Kjo do të jetë protestat e parë nga seria e protestave kundër padrejtësive të mafies”, deklaroi Mickoski.

Protesta e sotme kundër shtrenjtimit të rrymës filloi prej para Ministrisë së Drejtësisë, prej ku me parullën “Rryma e shtrenjtë, popull i varfër” u drejtua drejt selisë së Komisionit Rregullator për Energjetikë.