Ku është “zhdukur” makina e rastit “Monstra”, flet gazetari maqedonas?!

Gazetari maqedonas i cili shpesh herë bën bujë në opinion, Zoran Bozhinovski, së fundmi ka zbuluar disa detaje rreth veturës Opel Omega me të cilën janë vozitur vrasësit e 5 personave në rastin “Monstra”, përcjellë Zhurnal.

Marketing

Siç pohon Bozhinovski, Omegën e kuqe me të cilën janë vozitur vrasësit në rastin “Monstra”, është tërhequr nga fondi i veturave të konskuara tek Aeroporti i Shkupit.

Vetura siç pohon ai, është tërhequr nga Sinisha Aleksovski, ish faktor i rëndësishëm në DSK, e më pas këshilltar në sigurinë nacionale tek ish presidenti Gjorge Ivanov.

I njejti person veturën e ka dorëzuar për saldim tek salduesi i quajtur Ivica Ançevski, ish komandant I ALFA-ve. Për më tepër detaje lexoni statusin e plotë të gazetarit Zoran Bozhinovski në FB.