Është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Europian ‘Euro 2024’ që mbahet në Gjermani.
Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë tanimë kanë mësuar edhe emrat e kundërshtarëve.
Shqipëria ka mësuar fillimisht Grupin, pasi ndodhej në vazon e tretë dhe është vendosur në Grupin E.
Kuqezinjtë janë në grup me Poloninë, Republikën e Çekisë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.
Ndërkohë Kosova është në Grupin I, grup që është me gjashtë skuadra përfaqësuese.
Zvicra është në krye të grupit nga vazo e parë, derisa Dardanët do të ndeshen edhe me Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Të gjitha grupet komplete:
Grupi A: Spanja, Skocia, Norvegjia, Gjeorgjia, Qipro.
Grupi B: Holanda, Franca, Irlanda, Greqia, Gjibraltar.
Grupi C: Italia, Anglia, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Malta.
Grupi D: Kroacia, Uells, Armenia, Turqia, Letonia.
Grupi E: Polonia, Republika Çeke, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavi.
Grupi F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhan, Estonia.
Grupi G: Hungaria, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria,Lituania
Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Luksemburgu, Irlanda e Veriut, Litenshtajni.
Grupi I: Zvicra, Izrael, Rumania, Kosova, Bjellorusia, Andorra.
Grupi J: Portugalia, Bosnja dhe Hercegovina, Islanda,Kazakistani, Sllovakia, San Marino.