Kualifikimi në Euro2024/ Sylvinho në mesin e kandidatëve si trajneri më i mirë i vitit 2023

Kualifikimi i kombëtares shqiptare për herë të dytë në grupet e kampionatit Europian ka mrekulluar të gjithë.
Vëmendja ka qënë e madhe në mediat botërore, teksa meritat i shkojnë edhe trajnerit Sylvinho. Në vetëm pak kohë, braziliani ka fituar zemrat e të gjithëve, teksa është përfshirë në garë për të qenë trajneri i vitit 2023.

Marketing

Emri i 49-vjeçarit figuron në listën e publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Trajneri brazilian është në mesin e 20 emrave të trajnerëve të shquar të përfaqësueseve, në listë me emra të mëdhenj si Didjer Deshamp, Roberto Martinez, Marselo Bjelsa dhe Lionel Skaloni, me këtë të fundit që shpalli Argjentinën kampione të Botës.

Rivaliteti për të marrë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2023 në nivel kombëtaresh është i lartë për Sylvinhon, gjithsesi vlen për stimul pasi ngjit emrin e tij dhe kombëtares shqiptare në piedestalin e futbollit Botëror.

Sylvinho mori drejtimin e kombëtares kuqezi në fillim të këtij viti, teksa me të në stol fituam grupin kualifikues të Euro2024.

Shqipëria siguroi 4 fitore 3 barazime dhe 1 një humbje, teksa vlen edhe fitorja në miqësoren ndaj Bullgarisë. Kombëtarja shqiptare do të përjetojë emocionet e Euro2024 në Gjermani përballë rivalëve në grup si Spanja, Italia dhe Kroacia./KlanNews

Marketing