KUÇI: KRYEMINISTRI SHQIPTAR i Ali Ahmetit rrënoi si shtëpi prej letre “SHOQËRIN PËR TË GJITHË” të Zoran Zaev-it

KRYEMINISTRI SHQIPTAR e rrënoi si një shtëpi prej letre “SHOQËRIN PËR TË GJITHË” të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, ide kjo të cilës i besuan mbi 70 mijë shqiptar gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare.

Marketing

Nga Valmir Kuçi, gazetar
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me këtë propozim-vendim “me një plumb” vrau më shumë se dy zogj. Lere që ua rrëzoi maskat e rrejshme liderëve të disa partive politike maqedonase, lere që përsëri nxori në pah urrejtjen patologjike të maqedonasve ndaj shqiptarëve, por çka është më e rëndësishmja ua hapi sytë njëherë e mirë partive politike shqiptare.

Jemi shekulli 21 dhe padyshim se “lufta” tashmë prej kohësh edhe në Maqedoni të Veriut zhvillohet nëpër rrjetet e ndryshme sociale. Këto 24 orët e fundit, lehtë mund të vëresh se “botat” e partive maqedonase kanë kaluar dallimet e tyre politike dhe merren vetëm me një “problem”, KRYEMINISTRIN SHQIPTAR.

Nuk është patjetër të fitojë në zgjedhjet e radhës Bashkimi Demokratik për Integrim, le të fitojë cila do parti politike shqiptare, le të ngadhënjej ALEANCA PËR SHQIPTARËT e Ziadin Selës, le të fitojë ALTERNATIVA e Afrim Gashit, apo PDSH-ja e Menduh Thaçit, por një gjë duhet mbajtur mend: Çdo kërkesë më e vogël se një KRYEMINISTËR SHQIPTAR, do të na de faktorizojë neve si popull.