Kufijtë detarë, marrëveshje historike Itali-Greqi

Greqia dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme në lidhje me kufijtë detarë, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike mes tyre si dhe duke i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon.

Marketing

Kjo marrëveshje u firmos gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio në Athinë. Po ashtu, dakordësimi mes dy vendeve vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krize të ndërlikuar diplomatike.

Marrëveshja është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve, dhe sipas mediave greke, pritet ti hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë. Detajet nuk bëhen të ditura, por siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje.

Marketing