Kufiri Kosovë-Mali i Zi nuk mund të kalohet më vetëm me certifikatën e lindjes

Të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të kalojnë më kufirin Kosovë-Mal i Zi vetëm me certifikatë të lindjes. Ky vendim që tashmë ka hyrë në fuqi, është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, më 5 korrik.

Marketing

“MPJD njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar në Malin e Zi, edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm udhëtimi”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë konferencës për gazetarët, Pristhinë 18 maj 2022.
LEXONI EDHE KËTË:
Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.

“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, njofton MPDJ.

Marketing