Ballina Lajme Maqedoni Kufiri me Preshevën ende me test PCR, qytetarët: Duhet të hapet, u...

Kufiri me Preshevën ende me test PCR, qytetarët: Duhet të hapet, u ndamë nga familjet

epa08490559 Police officer takes documents for validation at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is a big number for the small Balkan country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI
Banorët e Kumanovës e cilësojnë të padrejtë vendimin e mbrëmshëm për moshapjen e kufirit pa test PCR edhe me Serbinë. Ata thonë se në Preshevë kanë gjysmat e familjeve të cilat nuk po i shohin dot me muaj pasi lëvizja është e kufizuar dhe testet kushtojnë shumë.
“Dëgjova për moshapjen e kufirit dhe mendoj se është vendim i padrejtë. Thonë se numri është shtuar, po sa është e vërtetë kjo nuk e dimë. E prisnim me padurim.”,- u shpreh një qytetar.
“Mendoj se duhet të hapet edhe me Preshevën. Njerëzit në këtë rajon kanë familjet atje. Numri i të infektuarve është afërsisht njësoj si këtu dhe atje.”,- tha një qytetar.
“Patjetër duhet, se atje kemi familjet. U bë kaq kohë që na kanë mbyllur e kjo nuk është normale. Kufiri duhet të hapet”,- theksoi një qytetar.
Exit mobile version