Kufizimi i eksportit të pajisjeve mjekësore, shtatë kryeparlamentarë letër BE-së dhe KE-së

Kryetari I parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i Shqipërisë Gramoz Ruçi, e Kosovës Vjosa Osmani, i Malit të Zi Ivan Brajoviq, i Serbisë Maja Gojkoviq dhe krerët e dhomës Përfaqësuese dhe asaj popullore në Asamblenë Parlamentare të BeH, Denis Zvizdiq dhe Dragan Çoviq, krye Kosovës, dërguan apel për ndihmë për Ballkanin Perëndimor në luftën me pandeminë e Kovid 19 deri te kryetari i PE David Sasoli dhe kryetarja e KE Ursula von der Lejen. Përkujtojnë se rajoni tani, më shumë se kurrë, ka nevojë për solidaritet, për qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët.

Marketing

Kryetarët e parlamenteve të Ballkanit Perendimor, nga njerëzit e parë të PE-së dhe KE-së dhe eurodeputetët kërkojnë që Ballkani Perëndimor, të përjashtohet nga vendimi për të kufizuar eksportin e pajisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që, përmes ndarjes së eksperiencës dhe furnizimit me pajisjet e nevojshme dhe aparatet mjekësore, të bëhet pjesë e Përgjigjes së Përbashkët Evropiane për sa i përket luftës ndaj pandemisë COVID-19. Gjithashtu 7 kryeparlamentarët kërkojnë “të shqyrtohet mundësia për të lejuar Ballkanin Perëndimor të rialokojë fondet ekzistuese nga Instrumenti për ndihmën e parainkuadruese (IPA II) për të luftuar pandemitë dhe COVID – 19, si dhe shfrytëzimin e të gjitha fondeve të tjera të disponueshme nga fondet e ndryshme të BE-së të disponueshme për këtë qëllim.”

Kërkohet gjithashtu “ti mundësohet Ballkanit Perëndimor, nëse është e domosdoshme, të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të Përbashkëta të Prokurimit Publik për Kundërmasat Mjekësore për të marrë pjesë kështu në prokurimin e përbashkët të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse për të luftuar pandeminë COVID-19.”

Kryeparlamentarët thonë në letër se mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion për Ballkanin Perëndimor.

Marketing