Kujdes kur vozitni në Maqedoninë e Veriut, nga nesër dënimet vijnë në shtëpi nëse ju kapin kamerat

Pas heqjes së orës policore shfrenimet e shoferëve në timon pos sanksionimeve kanë kaluar edhe me vërejtje. Por, ngasjet e shpejta të makinave nëpër bulevarde, kalimi në semaforë në të kuqe, tejkalimet në linja të plota, garat me motoçikleta dhe çdo kundërvajtje tjetër në trafik që tani do të jenë caku i aksioneve të përforcuara policore, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Ministri i rikthyer në krye të MPB-së Oliver Spasovski, tha se këtyre ditëve çdo kundërvajtje në trafik do të ketë epilog represiv.

Marketing

Megjithatë, zgjidhja e duhur është të përdorim teknologji bashkëkohore, të instalojmë kamera, të cilat do të dëshmojnë kundërvajtjet në trafik. Në këtë sistem nuk do të ketë ndikim faktori njeri, për shkak se vetëm kur s’do të ketë ndikim subjektiv nuk do të ketë as selektime, por vetëm transparencë – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Përveç tyre, çdo polic trafiku do të ketë kamera të instaluara në uniformë gjatë orarit të punës. Një sistemi i tillë me “body cam” është duke u zbatuar prej kohësh nga policët nëpër autostrada. Madje, sistemit “safe city” do t’i bashkëngjiten edhe pajisje tjera teknologjike për të rritur sigurinë në trafik.

“Në udhëkryqin më të frekuentuar të kryeqytetit, por edhe në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, karshi kamerave të sigurisë publike, do të vendosen edhe kamerat për sigurinë në trafik”.

Spasovski tha se do të zbatohet modeli si në shtetet perëndimore që përmes targave të automjetit do të evidentohet kundërvajtja dhe gjoba do të dërgohet në adresën përkatëse të banimit. Nga MPB iu bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore nga që vrasësi i qindra jetëve njerëzish çdo vit vjen nga pakujdesia e pjesëmarrësve në trafik.