Kujdes motoçiklist, policia ju djeg me dënime

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, më datë 29 maj prej orës 15.00 deri 20.00, ka realizuar edhe një tjetër kontroll aksion nga aksionet e planifikuara, ku në qendër të vëmendjes janë përsëri motoçiklistët.

Marketing

Gjatë kontrollit dhe aktiviteteve të realizuara në qytetin e Tetovës, janë zbuluar gjithsej 22 kundërvajtje, nga të cilët 12 kundërvajtje për mospërdorim të helmetës mbrojtëse (kacigë), pesë motçiklistë kanë drejtuar pa leje për vozitje, dhe katër me regjistrim apo polisë të skaduar të regjistrimit etj.

Kundërvajtjet e konstatuara gjat këtyre aktiviteteve, janë sanksionuar me 22 fletëpagesa për kundërvajtje, 5 shkyçje nga trafiku, si dhe 10 thirje për edukim në komunikacion.

Numri i përgjithshëm i këtij lloji të kundërvajtjeve, në aktivitetet e Gostivarit është gjitsej 21. Nga ato 14 janë për mos shfrytëyimin e helmetës mbrojtëse, 4 janë për drejtim pa leje për vozitje, si dhe 3 për skadim të regjistrimit.

Kundërvajtësve u janë pregaditur 21 fletëpagesa për kundërvajtje, 7 motoçiklistë janë shkyçur nga trafiku, dhe 14 janë thirur në edukim komunikacioni.

Kontrollet e përforcuara ndaj motoçiklistëve, do të vijojnë edhe për gjatë muajve të ardhëshëm verorë, shkak ky që përgjatë dhjetra ditëve të kaluara, në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, kanë ndodhur disa aksidente trafiku, në të cilat pjemarëse direkt kanë qenë motoçiklistët.

Marketing