Së shpejti, komentet që do të bëhen në “Story”-n e dikujt, do të jenë publike.

Deri më tani komentet ishin private në formën e një mesazhi që i shkonte autorit të postimit.

Ky ndryshim synon të rrisë ndërveprimin përmes formatit të Stories dhe do të bëhet gradualisht, për të analizuar reagimet e audiencës.

Momentalisht ky ndryshim duket se nuk ka arritur në Shqipëri. Megjithatë, kujdes, tashmë mesazhet që çonit në Story, do të jenë komente publike të lexueshme nga çdokush