Ballina Aktuale Kujdes! Temperatura deri në 39 gradë

Kujdes! Temperatura deri në 39 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 39 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup mot me diell dhe shumë nxehtë me vranësira të vogla. Pasdite në pjesë të luginës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Deri të enjten do të ketë mot me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa më nxehti do të jetë ditën e mërkurë, kur temperatura ditore do të arrijë deri në 40 gradë. Të premten pritet ndryshim i motit me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe rënie të temperaturës.

Marketing
Exit mobile version