Ballina Sport Kukësi prezanton trajnerin e ri

Kukësi prezanton trajnerin e ri

Diego Longo do të jetë trajneri i ri i Kukësit. Italiani i cili ka qenë pjesë e stafit të Mircea Lucesku te Dinamo Kiev kohët e fundit do të ketë si objektiv titullin kampion.

Marketing

“Kam kuptuar që është një klub që dëshiron të arrijë rezultate dhe jam këtu për të fituar. Duhet të punojmë të gjithë sëbashku për të njëjtin qëllim dhe kjo është mënyra për të arritur rezultate të rëndësishme. Nuk mund të them që tani që do të fitojmë titullin, por do të bëjmë gjithçka për ta arritur”, tha ai.

Për Longo është hera e parë që ai drejton si trajner një skludër futbolli, pasi më herët ka qenë qenë ndihmës.

Te Kukësi po mendojnë për përforcime, ndërsa një nga afrimet në staf është ish-sulmuesi Pero Pejiç tashmë në rolin e drejtorit sportiv. Ai u shpall kampion me Kukësin në vitin 2017, duke marrë edhe Këpucën e Artë./

Exit mobile version