Kultivim kanabisi në Gjorgoz të Fierit, banori: Ndihemi të rrezikuar

Forca të shumta të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH ndodhen në vendin ku u gjet lënda narkotike e mbjellë në kubikë dhe ndodhi përplasja me armë e policisë dhe 29-vjeçarit nga Patosi, Greseld Shpataraku.

Uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren ndodhen krerët më të lartë të drejtorisë së Policisë së Fierit. Menjëherë pas ngjarjes, SHÇBA në bashkëpunim me prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin për grupin që zhvillonte kontrollin rutinë në territor, i cili zbuloi dhe lëndën narkotike të mbjellë në kubikë për të parë edhe dinamikën e ngjarjes.

29-vjeçari aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Marketing

Në këtë zonë policia ka gjetur edhe më parë lëndë narkotike. Fshati Gjorgoz ka një shtrirje të madhe gjeografike, ndërkohë që shtëpitë ndodhen larg me njëra-tjetrën.

Për këtë arsye banorët thonë se ndihen të rrezikuar nga personat që kultivojnë bimë narkotike, të cilët në të gjitha rastet nuk janë banorë të zonës.

Marketing