Kumanovë, 2 nga 6 të izoluarit kanë braktisur shtëpinë

Autoritetet në Kumanovë po ndërrmarin të gjitha masat për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona. Por megjithatë që të ruajmë shëndetin e të gjithëve, duhet të gjithë të respektojnë rreptësisht masat e sjellura, sidomos ato për vetëizolim.

Marketing

Por mbrëmjen e së martës, SPB e Kumanovës gjatë një kontrolli policor, nuk i ka gjetur në shtëpitë e tyre dy nga gjashtë të izoluarit.

Ndaj tyre do merren masat ligjore në raste të tilla. SPB e Kumanovës po ndërmerr edhe masa të tjera për mbrojtjen nga virusi korona, siç janë kontrolli i makinave me targa të huaja, kontrolli i objekteve shërbyese, me çka vërtetohet se sa po repsektohen rekomandimet e Qeverisë.

Edhe Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim ka sjellur disa vendime në funksion të parandalimit të të infektuarve nga virusi KOVID 19.

I rekomandohet NP “ Tregu “ të shkurtojë orarin e punës për dy orë. Ndërkaq më parë është vendosur mbyllja e tërësishme e Tregut të kafshëve dhe të gjësendeve të vjetra.

Gjithashtu duke filluar nga dita e enjte edhe administrata komunale e Kumanovës do të punojë me orar të redukuktuar për dy orë, respektivisht deri në ora 14:00, por janë të obliguar që pas orarit të punës të kenë qasje në telefonat e tyre zyrtar. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim u rekomandon të gjitha Bashkësive fetare në qytet që të bëjnë dezinfektimin e të gjitha objekteve fetare, si dhe ti respektojnë rekomandimet e Qeverisë së RMV lidhur me ceremonitë mortore.

Marketing