Kumanovë: Bie numri i të prekurve me kovid 19 përballë të shëruarve

Në rajonin e Kumanovës ka filluar të regjistrohet rënie evidente e të prekurve nga Kovid 19, përballë ngritjes së numrit të të shëruarve. Aktualisht në repartin infektiv dhe atë të ORL pranë spitalit të përgjithshëm në Kumanovë  janë të shtrirë 110 pacientë, kurse reparti i Syve shfrytëzohet si zonë e gjelbërt për përgatitjen e terapisë së të prekurve.
“Kemi rënie të numrit të të infektuarve përball numrit të të shëruarve, i cili është në rritje e sipër. Në kapacitetet tona në repartin infektiv dhe në repartin e ORL të adaptuar si kovid spital kemi gjithsej 110 pacientë të shtrirë, ndërkaq reparti i syve tash për tash shfrytëzohet vetëm si zonë e gjelbërt pasiqë shfrytëzohet vetëm për përgatitjen  terapisë së të prekurve nga korona virusi. Ndryshe jemi mirë të ekipuar me personel adekuat andaj edhe punët po rrjedhin pa pengesa.”, tha drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë, Snezhana Zaharieva.
Ndërkohë që në hapsirat e Spitalit në Kumanovë janë duke u kryer punët përfundimtare për vendosjen e Kovid Spitalit të paralajmëruar montues, i cili pritet të vendoset deri në fund të muajit.
“Sinqerisht mendoj se deri në fund të muajit do të vendoset Kovid Spitali i montuar, pasiqë prëgatitjet në terren janë kah fundi përpos disa gjërave të imta infrastrukturore . Shpresojmë se brenda disa ditëve investitori do ti përfundojë aktivitetet përgatitore që kanë të bëjnë me vendosjen e spitalit të montuar. Vazhdimisht jemi në kontakt me njësinë proektuese në Ministrinë e shëndetësisë, e cila i përcjell të gjitha aktivitetet punuese”, thotë Zaharieva.
Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës, përfshirë edhe komunat e Likovës dhe Nagoriçit të Vjetër janë të regjistruar gjithsej 3841, të infektuar nga virusi korona, nga të cilët tashmë janë shëruar 2.820, kurse për fat të keq jetën e kanë humbur 137 të infektuar. Ndërkohë që aktualisht 884 raste janë aktive.
Marketing