Kumanovë, kapet furgoni me 21 emigrant

Rreth orës 19, në autostradën drejt pikës kufitare në Tabanovc policia e Kumanovës ka kapur një furgon në të cilin po transportoheshin migrantë. Burime policore për Alsat bëjnë të ditur se në furgonin i cili është drejtuar nga 35 vjeçari nga Gjevgjelia janë gjetur gjithsej 21 migrantë të moshës nga 18-25 vjet. Burimet nga terreni bëjn të ditur se shoferi ka tentuar t’i shmanget policisë por është kapur pak metra pasi ka lëshuar furgonin.

Marketing

Në vendin e ngjarjes janë edhe policia kufitare. Identitetet e të gjithëve janë verifikuar, ndërsa pritet që autoritetet për pak minuta të dërgojnë shoferin para organeve hetuese ku edhe pritet caktimi i masës së kujdesit, respektivisht paraburgimi. Burimet shtojnë se migrantët kanë dhënë edhe detaje mbi marrëveshjen për pagesën e transportit, dëshmi të cilat po të shfrytëzohen ndaj shoferit të dyshuar për trafikim migrantësh.

Marketing