Kumtesë e LSDM-së për politikat e Mickoskit

Hristijan Mickoski mbetet një politikan i papërgjegjshëm dhe i papjekur, i cili nuk ka asnjë virtyt të përballet me realitetin dhe të marrë përgjegjësi dhe vazhdon të mbajë opozitën VMRO-DPMNE-në në të kaluarën, në regjim dhe matricë destruktive.

Marketing

Gjatë krizës më të madhe me pandeminë koronavirus, Mickoski u soll destruktivisht, përhapi gënjeshtra dhe të pavërteta se nuk kishte teste të mjaftueshme për Kovid 19 në vend dhe i ndau punëtorët shëndetësorë në baza partiake.

Sjellja e tij e papërgjegjshme gjatë pandemisë arriti kulmin në mosrespektimin e vazhdueshëm të masave të mbrojtjes. Gjatë pandemisë, Mickoski shkonte në palestër, kur objektet sportive u mbyllën, qëndronte ulur në një pjesë të mbyllur të kafenesë, kur ishte e ndaluar, ndërsa në mitingjet parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së nuk u respektuan masat për mbrojtje nga pandemia.

Mickoski nuk pati sukses në asgjë. Qytetarët mposhtën tre herë me radhë matricën e tij të papjekur, të papërgjegjshme dhe antishtetërore.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Mickoski ka treguar se nuk është i mirë për asgjë, por mbron krimin dhe ndjek interesat e veta të biznesit. Me një qëndrim kaq të pandershëm dhe të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, Mickoski do të jetë në anën humbëse për një kohë të gjatë.

Qendra për komunikim me opinion – LSDM