“Kundër vaksinës me detyrim”/ Një burrë i vë flakën vetes në mes të rrugës

Një burrë, i paidentifikuar, i dha fund jetës në Australi duke u vetëdjegur. Para se t’i vendoste flakën vetes, disa persona raportojnë se e dëgjuan teksa bërtiste kundër vaksinimit me detyrim dhe masave kufizuese.

Marketing

Momenti i rëndë u raportua nga disa dëshmitarë, të cilët po darkonin në restorantet aty pranë.

“Ai i vuri flakën vetes dhe makinës së tij. Ishte e qëllimshme…Ai po bërtiste për rregullat e reja., dhe bënte thirrje kundër pasaportave të vaksinimit.”

Në nëntor, Victoria prezantoi mandate gjithëpërfshirëse të vaksinave për disa industri, duke kërkuar që punëtorët të marrin vaksinën ose të tregojnë prova të përjashtimit mjekësor nëse duan të vazhdojnë të punojnë në vend.

Marketing