Kupa e Italisë do zhvillohet me tifozë

17:21 | 29 Prill 2021

Marketing

Finalja e Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Juventusit me 19 maj do zhvillohet me 20 për qind të kapaciteteve të stadiumit.

Ndeshja do zhvillohet në stadiumin “Mapei”, që është shtëpia e Sassuolos, përcjellë lajmi.net.

Praninë e tifozëve e ka konfirmuar sekretari i ministrisë së shëndetësisë së Italisë, Andrea Costa.

“Komiteti teknik është duke studiuar rikthimin e tifozëve në stadiume dhe ndeshjet të zhvillohen në siguri, derisa duhet ndjekur plotësisht masat anti-COVID”, tha ai.

Komiteti teknik më herët kishte refuzuar kërkesën e rikthimit të tifozëve me 1 maj në stadiume.

Italia do këtë se paku 25 për qind të tifozëve në “Olimpico” nga 11 qershor për ndeshjet e Evropianit 2020./Lajmi.net/

Marketing