Ballina Showbiz Kur do të martohen Bardhi e Sara?

Kur do të martohen Bardhi e Sara?

Dashuria është dritë e jetës. Ajo lind kudo, në tokë, në ajër, në ujë, nëm mendimet e bukura, në ato më të trishta, në pafundësinë e imagjinatës, në errësirë e në miliona drita. Dashuria lind në fjalë, në heshtje, në të gjitha lulet e botës, në ato hapësirat nga krijohet shpirti. Kështu, në të tilla oqeane mendimesh, lindi edhe një histori dashurie, ajo e Sarës dhe Bardhit.

Marketing

Një stuhi mendimesh, fjalësh, përballjesh, sysh, përballje me të gjithë, për të gjithë, për dashurinë. Një takim i rastësishëm aty mes dhjetra kamerave, në po aq përballje sysh i bëri bashkë dy zemra, atë të Sarës dhe Bardhit. Tani kur kanë kaluar vetëm disa muaj, ata i bënë zemrat bashkë, e mes tyre rreh një zemër e madhe sa bota, ajo e bebushes së tyre. Nuk e dimë nëse ishte rastësia, fati, apo të dyja bashkë, por Sara dhe Bardhi kanë kaq shumë për të rrëfyer. Në një intervistë ekskluzive për “WHO”, mami Sara dhe babi Bardhi flasin për herë të parë për emocionet, dashurinë dhe planet. Ka dje, ka sot, por ka edhe përjetësi.

Si ka qenë kjo periudhë për ju të dy?

Ka qenë shumë e ngarkuar dhe “full” me emocione, nga më të ndryshmet.

Zakonisht si matës të gjërave që ndodhin shpejt marrim harkun kohor të një viti, por ju keni dalë jashtë parashikimeve, në më pak jo se vetëm 1 vit, por më pak se 6 muaj e ndryshuat jetën tuaj plotësisht, i besoni rastësi, fatit, apo vetëm dashurisë?

Të gjitha nga pak të themi të drejtën, por ama edhe me pak plan brenda, sidomos bebi.

Në fund të vitit e fillimit të një viti të ri, i shprehim disa dëshira, ju i kishit shprehur dëshirat kështu si ka ardhur jeta juaj këto muaj?

Sara: Unë gjithmonë kam dashur të bëhem nënë, çdo vit të ri e kam uruar, jo vetëm vitin që shkoi.

Bardhi: Unë besoj shumë në zot, e di që ai të mirat m’i kthen ashtu siç m’i ktheu në familjen që kam krijuar dhe tek e cila gjej dashurinë e botës.

U njohët dhe dashuruat në një format televiziv si “Big Brother”, keni hezituar në ndonjë moment në pranimin e ftesës në kohën kur e keni marrë?

Sara: Unë jo, isha në një pikë ku doja ta ndryshoja jetën time thellësisht, e ashtu ndodhi!

Bardhi: Unë isha pak hezitues të them të drejtën, por tani kur kthej kokën pas dhe mendoj që nuk e kishim bebin mes nesh, do ta ribëja 20 herë.

Sara, është më e vështirë apo më e lehtë ta kuptosh sa e dashuron dikë në një hapësirë të vëzhguar 24/24 nga kamerat? Për ty Bardhi si ka qenë kjo pjesë?

Sara: Për mua ka qenë e lehtë, pasi unë e njoh mirë gjuhën e trupit te një person. Bardhi ishte njeri i sinqertë sin ë fjalë, ashtu edhe në veprime. Krijimi i ndjenjave për të erdhi shumë shpejt sepse nuk ke si të mos e duash dikë të tillë, si ke kamera, si pa kamera.

Bardhi: E vështirë ishte vetëm pjesa që ti nuk e njihje personin jashtë. Por specifikisht për Sarën ka qenë e lehtë sepse karakteri luftarak dhe vërtetësia e saj më kapluan që javën e parë. Ishte më e fortë se gjithçka.

Si e përjetuat shkëputjen një “reality show” në një realitet-realitet, e kam fjalën këtu për marrëdhënien në çift?

Nuk e kemi ndier thuajse fare tranzicionin nga një reality show në jetën e përditshme. Prania e njëri-tjetrit na e ka bërë të na duket njësoj.

Bardhi kur ti u shprehe se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tu, sigurisht që rrjeti shpërtheu, por ja ku jemi sot me ty, Sarën dhe një bebush që është rrugës. Një përgjigje e heshtur për ata që besuan dhe nuk besuan në lidhjen tuaj.

Shpesh kam qeshur me reagimet ndaj deklaratave të mia. Por publiku është influencuar nga 2-3 persona që kanë folur për Sarën, ndërsa ajo që unë njoh tek ajo, e bën vajzën perfekte dhe nuk e lija pa e bërë nënën e fëmijëve të mi një ditë.

Jeni në pritje të ëmbël, lajm që vendosët që shumë shpejt ta ndanit dhe për publikun, Sara si e more vesh, momenti që e ndave me Bardhi? Duam detaje-detaje.

Ishte moment shumë i shpejtë, ishim gati t’i hidhnim testet sepse dolën negative për shkak se isha ende shumë herët dhe donte kohë të shfaqej vija e dytë. Kur i bëra një kontroll tjetër pas 30 minutash, ishin dy vija. Telefonova mamin që nisi të qante nga gëzimi, aty u ndërgjegjësova çfarë kishte ndodhur. I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur. Me dorën tjetër bëja video reagimin e tij. Jemi përqafuar dhe kemi qarë nja 15 minuta pa reshtur të dy me ngashërim. U duk sikur mërzia e atyre ditëve u shpërblye me lutjen tonë më të madhe.

Hezituat ta ndanit me familjen, apo ishte lajm që u përhap menjëherë?

Vendosëm vetë ta ndanim gëzimin shpejt. Arsyeja ishte sepse po na mbyste një negativitet i pamerituar. Donim të thyenim energjinë e keqe me një bekim.

Po rrjeti, fansat, rrethi juaj si reagoi, ndoshta ti Sara e ke përjetuar më shumë këtë pjesë, apo ishte “çmim” që e paguat të dy?

Nuk kam pasur çfarë çmimi të paguaj. Fëmija është bekim nga zoti. Nuk është çmim që paguhet, as reagimet për ardhjen e tij.

Jeni dy prej personazheve më të komentuar të edicionit të “BBV3”, jo vetëm për shkak të lidhjes tuaj, por edhe për dinamikat që krijuat gjatë kohës që ishit në lojë, duhet thënë edhe jashtë saj. E keni menduar faktin se po të qëndronit më gjatë, gjërat do të ishin ndryshe, apo fakti që ndodhën ashtu si ndodhën, i çoi gjërat në vendin e vet?

Sara: Mua realisht më vjen keq sepse u ndërgjegjësova sa lojtare dinamike kisha qenë vetëm kur dola. Kontakti i parë ishte me Ledionin i cili më tha: Ke qenë një ndër lojtaret më të forta të këtij edicioni, në momentin që dola.Aty ishte thyerja ime e parë dhe momenti kur u zhgënjeva nga vetja. Mendoj që do kisha zgjatur shumë më tepër në “Big Brother” nëse nuk do të më kishte mbërthyer sedra aq fort.

Bardhi: Unë “Big Brother e shihja thjesht si eksperiencë e cila do të më bënte të njihja veten time në shumë dimensione të tjera. Siç edhe në fakt e njoha. Mendësia ime nuk ishte e fokusuar te loja, por mund të them se kam dalë më i fituari nga ajo eksperiencë.Kam fituar një Bardh më të fortë, një vajzë që ma ka ndryshuar jetën dhe një bebe që është rrugës dhe kjo ma ka ndryshuar jetën plotësisht. Nuk do të ndryshoja asgjë nga ky rrugëtim.

Bardhi, ti si e përjetove gjithë boom-in mediatik pasi e ndërpreve aventurën tënde në “BBV3”, ishin reagime që i prisje, apo kishte edhe një lloj tronditjeje?

Sigurisht që jam tronditur paksa. Në bindjen time, as unë as Sara nuk bëmë asgjë të gabuar aty brenda. Ka pasur personazhe që kanë shkelur vijën e kuqe shumë më tepër se ne dhe nuk janë gjykuar kaq shumë. Megjithatë, siç e përmenda edhe më sipër, ishte urrejtje tërësisht e stimuluar nga persona të tjerë në media, me deklarata pa na njohur fare.

Sara, je komentuar pafund, si gjatë kohë që ishe brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ishe përgatitur për një feedback të tillë?

Sigurisht. Unë isha “all in all” në atë lojë, ndaj dhe dukesha agresive, njësoj si loja ime. Nuk kurseja askënd për asgjë, ndonjëherë as partnerin tim, sepse kufijtë e mi ishin absolutë. Shqiptarët nuk janë mësuar me këtë gjë, janë mësuar me figurën e gruas së butë. Agresiviteti im në lojë është përkufizuar si “mashkullor” dhe “skandaloz”, kjo sepse kisha guximin e një burri kur shprehesha. E gjithë kjo ka qenë pasojë e të mos paturit frikë nga të vërtetat e mia dhe kush jam unë. Por ofendimet mbi moralin kanë qenë të tepërta dhe totalisht pavend. Unë kam qenë gjithë jetën një njeri privat, pa skandale dhe me punë të rregullt. Ende nuk e kuptoj shkeljen e kufijve të etikës. Do të mbetet absurde.

Formate të tilla, përveçse histori dashurie krijojnë edhe miqësi shumë të mira, ju me cilët nga ata që bashkëjetuat në BBV do ta ruani miqësinë edhe jashtë?

Pothuajse me të gjithë.

Keni pasur zhgënjime nga ndonjëri apo ndonjëra prej tyre dhe nëse po, duam emra?

Jo në fakt, të gjithë na kanë dalë siç e prisnim.

Rikthehemi te bebushi, Sara na trego nepset që ke pasur gjatë kësaj periudhe, ndonjë kështu që ia ka “nxirë” pak jetën edhe Bardhit, apo ka qenë periudhë e qetë?

Është një bebushe shumë e mirë. Më bën të qëndroj e shëndetshme sepse i pëlqejnë perimet, frutat, mishi dhe turshitë. Nuk i preferon ushqimet “fast food”, patatinat apo akulloret. Nepsi më i çuditshëm ka qenë birra, të cilën e zgjedhim pa alkool. Dhe për këtë kemi opsione.

Keni filluar bashkëjetesën, por si do të jetë jeta juaj së bashku pasi të vijë bebushja në jetë, në Shqipëri apo në Kosovë?

Jemi në Shqipëri dhe besoj se këtu do të rrimë edhe për disa kohë.

Si është marrëdhënia në çift, çfarë virtytesh keni vënë re te njëri-tjetrit gjatë këtyre muajve?

Sara: Bardhi është shumë i gjendur për çdo punë dhe gjithçka që kam nevojë. Nuk përton kurrë në familje.

Bardhi: Sara gatuan shumë. Më bën përshtypje se kalon shumë kohë në shtëpi pa u mërzitur. Gjen gjithmonë diçka për të bërë dhe është shumë kreative. Përkushtimi i saj për familjen më ka habitur. Ma thoshte në Big Brother këtë gjë, por nuk e besoja kaq shumë.

Bardhi, 5 gjërat që të pëlqejnë më së shumti te Sara?

Bardhi: Është vajza më e bukur në botë pa make-up. Nuk kam koment për zemrën e saj të butë, sidomos për familjen. Gatiiiimet, kujdesi ndaj meje, është e vëmendshme ndaj çdo detaji. Karakteri luftarak më çmend. Ka një drejtësi që nuk e kam parë askund, nëse e vret diçka e adreson menjëherë, pavarësisht kundër kujt po lufton.

Sara, po 5 gjërat që të pëlqejnë te Bardhi?

Sara: Është jashtë mase i butë kur do dikë. Harroje se mund të të lëndojë, është parim që e ka. Përkushtimi ndaj familjen që po krijon. Kujdeset për mua dhe bebin në mënyrë fantastike. E adhuron nënën dhe motrën e tij. Kjo më siguron një të ardhme mua dhe vajzës, që do të na dojë shumë. Është tmerrësisht punëtor. Nuk ndien lodhje kur vjen puna te profesioni. Nuk fal kollaj,më kënaq shpirtin se tregon se ka karakter.

Sara si ndihesh si nuse në familjen e Bardhit, si janë marrëdhëniet me ta?

Janë shumë të mira. Me Afërditën dhe nënën e Bardhit flas thuajse çdo ditë. Unë i thërras hala dhe nani. Me babain e Bardhit shkëmbejmë video më së shumti. Ai nga mjedisi i punës që na përshëndet dhe ne nga kontrollet e bebit. Me Petritin shkëmbejmë meme si të ishte vëllai im. Ata janë larg dhe telefoni është mjeti kryesor si të mbajmë marrëdhënien.

Vera do të jetë me koncerte për ty Bardhi, apo do të kemi edhe pushime familjare tani në plane?

Puna është e para tani që edhe bebushja po na bashkohet. E ndiej përgjegjësinë shumë më tepër. Pushime besoj do të kemi në shtator.

Sara ti ke marrë edhe propozimin për martesë, dasmën kur do ta kemi, e keni menduar?

Kemi menduar diçka ku edhe vajza të jetë prezente dhe e ndërgjegjshme. Mundësisht të na sjellë unazat. Ende nuk jemi të qartësuar, po shijojmë momentin. Kemi kohë.

Një mesazh për bebushen tuaj që kur të rritet, pas shumë vitesh të lexojë intervistën e mamit dhe babit, të shohë edhe një këshillë prej tyre?

Bardhi: Çika e babit, të lutem mbaroje shkollën, bëhu e zonja e vetes, edhe kurrë mos lakmo atë që nuk të përket ty.

Sara: Dritë, ti je shumë më e forte ngase të thonë ty gjatë jetës. Shiko pak brenda zemrës dhe e gjen. Mos kurse asgjë dhe askënd që ta bën ty jetën të vështirë.

Marketing
Exit mobile version