Kurani i Artë, dhuratë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Më 26 nëntor, 2019, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame, ka vizituar Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sali Murati, i cili në këtë detyrë është nga 1 nëntori. Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese janë me mandat prej 9 vitesh, ndërsa në vendin e Kryetarit – prej 3 vitesh, pa të drejtën e rizgjedhjes.

Marketing

Kryetari i BFI-së i ka uruar postin z. Sali Murati, duke i dëshiruar sukses dhe shëndet në këtë pozicion mjaft të rëndësishëm në një shtet dhe në një shoqëri. Ardhja e juristit nga Vrapçishti i Gostivarit në krye të Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër trevjeçare, i ka ngjallur shpresat te të gjithë qytetarët tek reformimi i gjyqësisë dhe i jurisprudencës në përgjithësi, si një nga prioritetet e Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi dhe aktualisht.

Sulejman ef. Rexhepi i ka dorëzuar Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kompletin e veprave të veta “Për Fe dhe Atdhe” dhe logon e BFI-së me Kuranin e artë.
Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për një bashkëpunim të gjerë midis dy institucioneve, gjithnjë në të mirë të të gjithë qytetarëve pa përjashtim.

Marketing