Kurban Bajrami-Në Komunën e Çairit do të vendosen kontejnerë për mbetje organike

Në Komunën e Çairit, Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup do të vendosë 4 kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike gjatë festës së Kurban Bajramit.

Marketing

Vendosja e kontejnerëve do të bëhet më datë 19.07.2021 në këto lokacione të Komunës së Çairit:

-Ish-lokaliteti i NPHKSH(ish-Higjiena Komunale)

-Në afërsi të restorantit “Fa-Fa”

-Xhamia e Re në Çair

-Në afërsi të Teqes në Dyqangjik

Duke qenë në periudhë të temperaturave të larta dhe në kushte të pandemisë së Covid 19, me hedhjen mbeturinave organike në enë të posaçme, do të japim një kontribut të madh në mbrojtjen e shëndetit dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.

Marketing