Ballina Lajme Shqipëri Kurban Bajrami në Shqipëri, besimtarët falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Kurban Bajrami në Shqipëri, besimtarët falin namazin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Mijëra besimtarë myslimanë falën sot namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe mijëra të tjerë në sheshet kryesore të çdo qyteti të vendit. Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të sabahut.

Marketing

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Në ligjëratën e rastit, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica, pasi uroi të pranishmit për Kurban Bajramin u fokusua tek kujdesi dhe vëmendja ndaj familjes dhe rinisë.

Më tej u bë falja e namazit të bajramit nga kryetari i Komunitetit, Bujar Spahiu, për të vazhduar më pas me hytben e Fitër Bajramit e cila u mbajt nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli.

Gjatë hytbes, Myftiu Luli, u lut për më shumë paqe, kënaqësi, gëzim dhe harmoni mes njerëzve të shoqërisë sonë.

Më pas besimtarët e pranishëm në shesh u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit e tyre.

Marketing
Exit mobile version