Kryetari i Partisë Socialiste Tiranë Ervin Bushati, i cili nuk ka marrë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, ka treguar se si do të jetë e ardhmja e tij në politikë.
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Bushati shprehet se do vazhdojë të merret me politikë, teksa thotë se çdo fitore ka një akt heroik, duke theksuar kështu se ai ka sakrifikuar për fitoren e Partisë Socialiste.
I pytur se nëse ishte ai ‘kurban’ i fitores, Bushati i është përgjigjur me sportivitet duke thënë se do e kishte privilegj të quhej i tillë.
Matilda Mcini: Keni mbetur jashtë listës së deputetëve, cila do të jetë e ardhmja e Buashatit?
Ervin Buashti: Kam që në 2005 që merrem me politikë, do vazhdojë me PS është ajo që di të bëjë më mirë. E kam detyrim ndaj Partisë Socialiste për të gjitaha sa më ka dhënë mundësinë dhe privilegjinë për të bërë. Fitorja e PS është edhe fitorja ime. Mendoj që çdo fitore e madhe e ka një akt heroik të vogël, le të quhet ky akt heroik i imi e kam për nder dhe privilegj.
Matilda Mcini: Do të thotë që në njëfarë kuptimi je bërë kurban?
Ervin Bushati: Jo jo. Në fakt do të ishte privilegj, Kryeministri dikur quhej kurban, të quhem unë kurban do të ishte shumë fjalë e madhe. Më kanë marrë shumë demokratë që më kanë uruar disa më kanë thënë se po ta dinin që do ngelja jashtë do votonin për mua.