Kurti: 28 Nëntori ndërlidh ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar festën e 28 Nëntorit për gjithë shqiptarët kudo që janë.

Marketing

Kurti tha se kjo datë ndërlidhë ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare, prej Skënderbeut në Krujë, te Ismail Qemali në Vlorë e deri te Adem Jashari në Prekaz.

“Padyshim që kjo është një ditë që na mbushë edhe me gëzim edhe me krenari, por edhe me përgjegjësi, për shkak se detyrat para nesh për të ngritur mirëqenien e shqiptarëve dhe qytetarëve tanë, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë në Republikën tonë janë më të rëndësishme se kurrë më parë. Le të bëjmë gjithçka që dimë dhe mundemi të jemi në nivel të kësaj detyre që e vazhdon në paqe punën dhe luftën e madhe të atyre që e bënë në kohëra shumë më të vështira sesa kjo e jona”, ka shkruar Kurti në Facebook./arbresh.info/