Kurti arrin në Ohër, Borrell konsultohet me Blinken

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkërendojnë qëndrimet përpara raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Kryediplomatët Josep Borrell dhe Antony Blinken biseduan përmes telefonit lidhur me tryezën e radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç për propozimin europian të normalizimit.

“Të dy u pajtuan se ky është momenti i duhur për të bërë hapa domethënës përpara në interes të integrimeve në BE të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga BE.

Aktualisht në Ohër ka mbërritur kryeministri Kurti, ndërsa ai tha se Serbia nuk do të kapitullojë aty, pasi kapitullimin e pati në Kumanovë në vitin 1999. Nga ana tjetër, Vuçiçi u nis tejet pesimist nga Beogradi.

“Do të jetë më e vështirë për ne nesër në Ohër për shkak të urdhrit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e Putinit”, u shpreh presidenti serb lidhur me negociatat.

Marketing