Ballina Lajme Kosovë Kurti humbi zgjedhjet, reagon Grenell: Mesazh i fortë, refuzoi projektet e SHBA

Kurti humbi zgjedhjet, reagon Grenell: Mesazh i fortë, refuzoi projektet e SHBA

Pasi partia e Albin Kurtit ka pësuar një humbje të thellë në zgjedhjet lokale në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i Richard Grenell. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” Grenell, i drejtohet kryeministrit të Kosovës, duke thënë se këto zgjedhje i kanë dërguar një mesazh të fortë Kurtit.

Marketing

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan se Kurti refuzoi projektet amerikane.

Ndër të tjera ai thekson se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka bërë të qartë se për këtë nuk është dakord me kryeministrin Kurti.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Washingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”-ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se VV-ja e Kurtit arriti të fitonte vetëm 4 komuna në Kosovë.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1460247657859874825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460247657859874825%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D874798

Exit mobile version