Kurti “injoron” propozimin e Ramës:Përveçse një shekull,jemi gjysmë ore me vonesë

Në përfundim të prezantimit të marrëveshjeve mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri një propozim që në fund të çdo viti të kenë një revistë të përbashkët, ku të bëhen publike të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marketing

Ndërsa nga ana tjetër, kryeministri kosovar, Albin Kurti, u shpreh se përveç një shekulli, sot ata janë gjysmë ore me vonesë për vazhdimin e agjendës së papapërcaktuar.

“Unë do të doja t’i kthehesha atij propozimit për Kuvendin e përbashkët me sugjerimin që të dy zv/kryeministrat të angazhojnë dy qeveritë për të nxjerrë në fund të vitit një revistë bashkëqeveritare, ku të gjitha marrëveshjet të jenë të përshkuara edhe pse jo me këndvështrimin kritik për çfarë do të duhet të shikojmë më tutje. Në mënyrë që ata që duan të marrin informacion të detajuar, ta kenë një pikë referimi. Kështu krijojmë edhe një revistë të përbashkët me gjithë ecurinë e bashkëpunimit. Kështu që në këtë mënyrë kemi pikë referimi edhe si fletore zyrtare e dy qeverive. Këtë në drejtimin e dy zv/kryeministrave, nëse Albini i e aprovon. Ta ndajmë me publikun e gjerë se cilat janë faktet e bashkëpunimit”,-tha Rama.

“I dashur Edi, unë ju falënderoj të gjithëve nga zemra për punën e deritanishme dhe prezantimet që bëtë sot. Më 10 qershor të këtij viti, kur ishim në Prizren, e diskutuam mbledhjen e përbashkët në Vlorë, dhe e di që kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është dakord, dhe tani më duhet të pyes dhe kryetarin e Kuvendit tim, dhe besoj që do të jemi të gjithë bashkë më 28 nëntor. Përveçse një shekull, jemi gjysmë ore me vonesë, ndaj duhet të nxitojmë për te nënshkrimi i marrëveshjeve e më pas për te dreka”,-tha Kurti.