Ballina Lajme Kosovë Kurti me mesazh për fundvit: Ju siguroj, çdo marrëveshje me Serbinë do...

Kurti me mesazh për fundvit: Ju siguroj, çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një videomesazh në këtë fund të vitit 2023.

Marketing

Në këtë videomesazh, Kurti ndër të tjera foli për dialogun me Serbinë. Ai siguron qytetarët se çdo marrëveshje e nënshkruar do të jetë në të mirë të vendit.

“Kosova merret si shembull i shtetit të së drejtës, parimeve demokratike dhe anittezë e autokracisë e tiranisë. Bashkëpunimi me aleatët përfshinë qasjen konstruktive në procesin e normalizimit me Serbinë. Në këtë proces, dhe në bisedime shumë të gjata që kanë paraprirë e vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët që çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetueshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë. “ – tha Kurti.

Tutje, Kurti përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai tha se po i jepet fund pritjes shumëvjeçare të qytetarëve.

“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.

Video e plotë:

Marketing
Exit mobile version