Kurti: Mini-Shengeni nuk ka vizion për rajonin, Kosova shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në “Forumin e Prespës” tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.
Ai tha se kjo iniciativë nuk ka vizion për rajonin.

Kurti më tej, deklaroi se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së kjo është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.

Ai më tej, tha se Bashkimi Evropian po është e ngadaltë dhe mungon uniteti, por sipas tij, megjithatë është alternativa e vetme pasi i takojmë këtij rajoni.

“Në vend të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga BE të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe si të arrijmë aty”, tha Kurti.

Marketing