Ballina Lajme Kosovë Kurti për rrugën Prizren-Tetovë: Po lidhim dy qytete historike

Kurti për rrugën Prizren-Tetovë: Po lidhim dy qytete historike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë vizituar fillimin e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë, për të cilat ka theksuar se lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë.

Marketing

Kurti tha se po e fillojnë me segmentin Struzhë, kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar.

“Po i fillojmë punimet tash, ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro…t’ia japim mbështetjen maksimale këtij projekti infrastrukturor që të kryhet sa më shpejt për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndarë”, tha ai.

Marketing
Exit mobile version