Ballina Lajme Kosovë Kurti: Qeveria në detyrë do të vazhdojë punën në luftimin e pandemisë

Kurti: Qeveria në detyrë do të vazhdojë punën në luftimin e pandemisë

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas rrëzimin të qeverisë nga mocioni i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Marketing

Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte një rënie e domosdoshme, për ngritjen e nevojshme.

Sipas Kurtit, qëllimi i mocionit të mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes.

“Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, ka përfunduar Kurti.

Exit mobile version