Kryeministri Albin Kurti është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, James O`Brien, prej nga ka thënë se iu ka konfirmuar mbështetja amerikane.
“Kënaqësi takimi me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën”, ka shkruar Kurti në X.
Kurti tutje ka thënë se gjatë takimit është diskutuar përparimi i shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës. Ai ka theksuar se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat kryesore strategjike.