Kurti tha se nuk e ka prioritet, Macron: Dialogu të nis menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re

Presidenti francez, Emanuel Macron i ka dërguar letër u.d të presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Marketing

Macron në letrën e tij ka nënvizuar nevojën që qeveria e re në vend të angazhohet fuqimisht për dialogun Kosovë-Serbi.

Madje, Macron ka thënë se dialogu duhet të rifilllojë mbi bazën e atë arriturave të deritanishme.

“Unë do të doja të përshëndesja angazhimin e Kosovës në dialogun me Serbinë që nga rifillimi i tij, pas takimit të nivelit të lartë që Kancelarja Merkel dhe unë mbajtëm më 10 korrik të vitit 2020. Unë mbështes plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të tij të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Është e rëndësishme që diskutimet të mund të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi që të jetë zgjedhur qeveria e re e Kosovës, mbi bazën e përparimeve që janë bërë tashmë”, ka thënë në letrën e tij Macron.

Sidoqoftë, pritet të shihet se cila do të jetë qasje e Albin Kurtit, i cili pritet të marrë drejtimin e qeverisë së re pasi që partia e tij ka fituar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka nënvizuar disa herë tanimë që dialogun nuk e ka prioritet.

Marketing