Kurti: UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve, dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencë për media ka folur për gjykimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Marketing

Sipas tij, Gjykata Speciale është e padrejtë dhe e njëanshme.

“Në javën që lamë pas në Hagë, në atë që po quajnë Gjykatë Speciale, e thanë fjalën hyrëse Jakup Kransiqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ne kemi folur gjerë e gjatë për gjykatën speciale në shtatë vitet e fundit dhe nuk kemi nevojë të përsëritemi.”

“Kosova ka pasur shumë Gjykata Speciale, por, kjo gjykata e fundit në Hagë është më speciale. Jo çmimin e lirisë ,por çmimin e gabimeve të politike jemi duke e paguar tani. UÇK është lënë jashtë deklaratës së pavarësisë. Gjykata Speciale është e padrejtë dhe një anshme. Në veçanti po ndalem në dy pika të rëndësishëm të aktakuzës, ajo që pretendon prokuroria se në një grup kriminale brenda UÇK-së. Thua se kemi pasur edhe UÇK edhe ndërmarrje paralele kriminale.”

“Prokuroria e ka gabim se nuk ka pasur ndërmarrje të tillë kriminale. Për të vërtetuar se kjo prokurori se paska ka ekzistuar kjo Ndërmarrje, ajo do të duhej të thoshte se ka pasur edhe një qëllim paralel, prandaj sipas prokurorisë, qëllimi nuk ishte më ai i UÇK-së, që ishte liria, por ishte që të ushtroj kontroll në gjithë territor në Kosovë. Në Hagë nuk po akuzohen vetëm të individët.”

“Shteti i Kosovës duhet të organizoj mbrojtjen e të pandehurve. Ata kanë avokatët, por nevojitet bashkërendimi i shtetit. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve, dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Për fat të keq Kosova nuk ka një Qeveri që ta bëj këtë. Kjo qeveri e paligjshme që varet nga çdo deputet i Listës Serbe. Kjo Qeveri s’mund ta shpëtoj vetën e lëre dikë tjetër. Ne duhet të jemi për luftën çlirimtare dhe kundër Serbisë që nuk ka njeh”, u shprehë ai.