Ballina Lajme Kosovë Kurti: Vuçiqi po shkel marrëveshjen e tij të dashur të 2013-s

Kurti: Vuçiqi po shkel marrëveshjen e tij të dashur të 2013-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, po shkel marrëveshjen e vitit 2013 duke i nxitur shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian që ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Marketing

Kurti përmes një postimi në Facebook të martën mbrëma, ka thënë se Serbia nuk do të mund ta pengojë Kosovën asnjëherë që të bëhet anëtare e BE-së.

“Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”, ka shkruar Kurti.

Marketing
Exit mobile version