Kush do ta zëvendësojë Janevën? Shterjev: S’mund të emërojmë ushtrues detyre

Kërkesa e Prokurorisë për paraburgim të Katica Janevës e lë Prokurorinë Speciale pa zot shtëpie.

Marketing

Prokurori Publik Lubomir Joveski tha se tani Këshilli I Prokurorëve duhet të caktojë ushtrues detyre të Kryeprokurorit Special.

“Nëse prokurori Publik që drejton me këtë Prokurori ndërpritet ta kryejë funksionin atëherë Këshilli I Prokurorëve Publikë duhet ta konstatojë këtë dhe menjëherë të caktojë nga prokurorët e kësaj prokurorie ushtrues detyre të Prokurorit që do të drejtojë më atë prokurori. Për këtë ka baza ligjore, sepse në ligjin për PPS, ka dispozitë ku thuhet se nëse disa raste nuk janë të rregulluara, vjen në shprehje ligji për prokurori Publike. Në këtë ligj ekziston dispozitë ku thuhet se këshilli është kompetent caktojë kryes detyre”, tha Lubomir Joveski, kryeprokuror.

Drejtuesi i Këshillit të Prokurorëve Publike, Kole Shterjev, për tv 21 sqaroi se nuk mund të emërohet ushtrues detyre pa u ndërprerë mandati i Katica Janevës.

“Vetëm në një rast këshilli cakton ushtrues detyre. E ajo është kur një prokurori publik i ndërpritet mandati ose shkarkohet dhe këshilli emëron ushtrues detyre nga radhët e asaj prokurorie. Nëse Janeva nuk është e shkarkuar dhe deri sa nuk i ndërpritet mandate ne nuk mund të emërojmë ushtrues detyre. E Procedura për shkarkim është e paparaparë në ligjin për PPS, ku thuhet se nëse propozojmë ne duhet të përgatisim raport që do ta dorëzojmë në Kuvend, komisionet ta rishikojnë dhe më pas Kuvendi të na propozojë që ne ta shkarkojmë”, theksoi Kole Shterjev, kryetar i Këshillit të Pprokurorëve Publikë.

Prokuroria e krimeve të rënda kërkoi sot paraburgim për Janevën, duke qenë se dyshimet për përfshirje të saj në skandalin Reket, siç thanë, tashmë janë në nivelin e dyshimeve të qëndrueshme për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe pranim shpërblimesh

Marketing