Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon urgjentisht nga Kuvendi të fillojë me procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.
“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut akoma nuk e ka shpallur konkursin publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Mandati i dytë i Avokatit aktual të popullit, Ixhet Memeti, i skadon më 24.12.2020. Në pëlqim me nenin 5, paragrafi 4 nga Ligji për Avokatin e Popullit, Kuvendi ka obligim ligjor që ta fillojë procedurën për zgjedhje të Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të tij, tre muaj para skadimit të mandatit të tyre. Në pëlqim me datën e skadimit të Avokatit aktual të Popullit, Kuvendi është dashur ta fillojë procedurën për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit dhe zëvendësve të tij më së voni deri më 24.09.2020, ndërsa Kuvendi akoma nuk e ka shpallur konkursin publik për zgjedhje të Avokatit të ri të Popullit.
Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi që në afat sa më të shkurtër të mundshëm ta zbatoje zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në mënyrë transparente dhe duke mbajtur llogari për cilësinë e kandidatëve të zgjedhur. Përbërja e këtij trupi duhet ta reflektojë përbërjen e shoqërisë në tërësi dhe nuk guxon të mbetet vetëm deklarative, por është obligim dhe qëllim real i Kuvendit. Ka nevojë që të zgjedhën kandidatë/e profesionistë dhe të pavarur, të cilët në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me partitë politike. Gjatë kësaj, përkatësia etnike nuk guxon të jetë kriteri i vetëm, veçanërisht kuptimi i ngushtë i saj, si ndarja e pozitave mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Është e domosdoshme të mbahet llogari për barazinë gjinore dhe të përfshihen përfaqësues të komuniteteve të margjinalizuara (romët, personat me aftësi të kufizuara, LGBTI etj.).