Kush është biznesmeni që bleu njërën nga banesat elitare të Mijallkovit në Ohër (FOTO)

Në shtator të këtij viti, Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara i ka shitur dy banesa ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, të cilat i janë konfiskuar në rastin “Perandoria”.

Marketing

Pronarët e rinj u mbajtën sekret, por “Fokus” zbuloi se në duart e kujt ka përfunduar një nga banesat në Goricë të Ohrit.

Këto ditë në Kadastër është ndryshuar pronësia e banesës, kështu që në vend të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tani shkruhet emri i Bekim Zemoskit nga Ohri.

Zemoski është një biznesmen i suksesshëm, përkatësisht është pronar i kompanisë konsulente De-Invest, e cila prej vitit 2007 bashkëpunon me një numër të madh klientësh të njohur ndërkombëtarë, ekskluzivisht. duke i përfaqësuar ato në ecurinë e tregjeve ndërkombëtare.

Në disa nga shkrimet gazetareske thuhet se De-Invest është ndër kompanitë që punojnë intensivisht për tërheqjen e investimeve të huaja dhe partnerëve që do të investonin në Maqedoni. Dy vite më parë, kompania paralajmëroi investime specifike në vend në partneritet me kompani ndërkombëtare në fushën e energjisë.

Krahas sipërmarrjes së suksesshme, ai ka qenë edhe politikisht aktiv në të kaluarën. Deri në vitin 2005 ka punuar si këshilltar në Qeverinë e kryeministrit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Vllado Buçkovski.

Por, sipas “Fokus”, emri i tij u përmend edhe në aferën “Magyar Telecom”, por ai i mohoi akuzat.

Konkretisht, ish-oficeri i inteligjencës Sllobodan Bogoeski ka akuzuar se Zemoski ka qenë personi që ka transferuar paratë në skandalin “Magyar Telecom”. Por, biznesmeni kërcënoi me padi për shpifje, duke theksuar se janë shpifje dashakeqëse dhe tendencioze, me qëllim të dëmtimit të imazhit.

Apartamenti i blerë ka një sipërfaqe prej 114 metrash katrorë dhe ndodhet në kompleksin elitar në një nga plazhet “Gorica” ​​në Ohër. Shuma e paguar nga pronari i ri i banesës në kurriz të shtetit është 146 400 euro, ose 1300 euro për metër katror.(INA)

Marketing